Historiku

50+

Year Of Experience
Historiku

Komoditet në çdo hap, kujdes në çdo prekje.

Geris është një kompani prodhuese nga Ferizaj, Kosovë, e specializuar në krijimin e këpucëve për meshkuj, femra dhe fëmijë. Me një qasje tërësisht të integruar në prodhim – nga dizajni e deri te montimi përfundimtar – çdo produkt i Geris mbart vulën e cilësisë, përkushtimit dhe mjeshtërisë lokale. Themeluar me vizionin për të sjellë këpucë të standardeve evropiane në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, kompania jonë është rritur në një markë të njohur dhe të besuar, që ndërton bashkëpunime afatgjata me partnerë nga e gjithë Evropa. Sot, produktet tona eksportohen në mbi dhjetë shtete, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Francën, Italinë dhe më shumë. Kjo shtrirje ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj cilësisë dhe stilit. E veçanta e Geris është fuqia punëtore e përkushtuar – me një pjesë të madhe të stafit të përbërë nga gra – si dhe teknologjia bashkëkohore që përdorim në çdo fazë të prodhimit. Nën të njëjtin kulm, krijojmë çdo hap të këpucës: që nga përzgjedhja e lëkurës, prerja, qepja, deri te montimi përfundimtar. Me një përvojë shumëvjeçare dhe një filozofi që ndërthur traditën me inovacionin, Geris Corporation vazhdon të ecë përpara si një emër i fuqishëm në industrinë e prodhimit të këpucëve – duke përfaqësuar Kosovën me krenari në tregjet ndërkombëtare.

2005
Fillimi ynë

Themelimi i kompanisë Geris Corporation

Geris Korporation u themelua me një vizion të qartë për të sjellë inovacion dhe cilësi në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

2010
Vlera e eksportit

Fillimi i eksportimit

80% e prodhimit shitej jashtë Kosovës, përmes rrjeteve të eksportit në vende si: Shqipëri, BOS, Bullgari, Kroaci, Francë, Itali, Maqedoni, Mali, Serbi.

2018
Zhvillimi i industrisë prodhuese

Fillimi i prodhimit në produkte të ndryshme

Në vitin 2018 filluam prodhimin e faculetave të lagura dhe të thata, si dhe të stiroporit. Që atëherë, zhvillimi në prodhimtari ka vazhduar të rritet dhe sot ofrojmë një gamë të gjerë produktesh.

2021
Viti i punsimit

Kemi punësuar 80% gjininë femërore.

Në vitin 2021 kemi punësuar rreth 120 punëtorë, ku 80% ishin të gjinisë femërore.

Gjuha